Kandidati i PD në primaret e Tiranës, Ilir Alimehmeti foli pas votimit në selinë e Partisë Demokratike. Ai tha se sot janë qytetarët ata që vendosin për qytetin duke theksuar se ky është një proces që ndodh për herë të parë në Ballkan.
Alimehmeti deklaroi se fushata ka qenë shumë pozitive, duke iu referuar rivalëve të tij për Tiranën.
“Sot qytetarët e Tiranës vendosin për Tiranën. Për herë të parë i kthehet sovraniteti i votës qytetarëve. Sot keni të drejtën ju të votoni për familjen tuaj dhe komunitetin tuaj. Ju ftoj të vini masivisht për të votuar në një garë që ndodh për herë të parë në Ballkan.
Fushata ka qenë shumë pozitive, flasim këtu për Bashkinë e Tiranës. Nuk ka pasur incidente. Situata të vogla që zgjidhen në mënyrë të thjeshtë”, deklaroi Ilir Alimehmeti.