Një ditë pas mbajtjes së primareve në Tiranë, Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për media duke folur për rezultatin e degëve të Tiranës.
“Është numëruar në prani të mediave, live në Facebook-un e Berishës dhe PD-së. Ka qenë procesi më transparent i numërimit dhe përfundimit të këtij procesi.
Bumri total i votuesve është 8470, vota të vlefshme 8441. Numri i votave sipas kandidatëve. Ardiana Kalaja 128, Belind Këllici, 4040, Enkelejda Fejzo, 66, Fatmir Merkoci, 35 vota, Gerti Biogadani 1819 vota, Ilir Alimehmeti 2196 vota dhe Julian Deda 157 vota. Nga përllogaritja, rezulton se asnjëri nuk ka marrë 50%+1 të votave dhe kjo e çon garën në balotazh, mes Këllicit dhe Alihmemtit. Balotazhi është caktuar më 11 dhjetor”, tha Vokshi.