Primaret e PD-së, kush nga kandidatët do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

Zgjedhjet lokale në vend kanë sjellë një “zhurmë” të re në politikë si dhe në popullin shqiptar.

7 kandidatë të Partisë Demokratike garojnë me njëri tjetrin për fitoren e tyre vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Deputetët kanë dorëzuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme ndërkohë deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.

7 kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë Tiranë janë:

Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoci
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda

3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët./albeu.com