Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike po mban një mbledhje në selinë blu.
Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij, mes të tjerash foli mbi Primaret.
Ai u shpreh se Primaret, si të parat e mbajtura, nuk mund të ishin të përsosura, por se i vlerëson si forma më institucionale e hapjes së partisë.
“Vendosja e një praktike që ka në themel votën e lirë të cilën e përdorin partitë më moderne e demokratike në Europë e botë.
Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes së përfaqësimit të qeveritarëve vendor e qendror, vendos në qendër pushtetin e anëtarëve, formën e re të përfaqësimit e zëvendëson me një të re më të ndershme.
Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në proces.
Nuk pretendoj që këto të ishin Primare të përsosura. Ishin primare në të cilat morën pjesë mbi 200 kandidatura, në tërësi personalitete të PD, por edhe anëtarë të shquar të shoqërisë civile./albeu.com