Primaret, Berisha: PD u nda nga praktikat e errëta të Bashës, ne bëmë histori

Ditën e djeshme u zhvilluan primaret në 6 bashki për përcaktimin e kandidatëve të grupit të Berishës që do të kandidojnë në zgjedhjet e 6 marsit në bashkitë pa kryetarë.

Pas zyrtarizimit të kandidatëve, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për media ku tha se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri.

Berisha e cilësoi ditën e djeshme si historike.

“Së pari dëshiroj të falenderoj nga zemra ata mijëra anëtarë të PD që me votën e tyre të lirë bënë historinë. Ata sollën sot këtu para jush për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri kandidatë të cilët janë propozuar votëbesuar përzgjedhur tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para në historinë e PD janë zhvilluar në vitin 2000 me qeveritarë vendorë. Por këto janë primaret e para ku çdo kandidat është kontribut i anëtarësisë së bazës.  Asnjë nga këto nuk është kandidat i Berishës apo komisionit të rithemelimit. Janë që të gjithë të propozuarit e bazës së partisë që ka  Kjo i bën këto primare më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund tu them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që s’ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri”.

Berisha u ndal dhe te përçarja e PD-së duke deklaruar se dita e djeshme shënoi shkëputjen e PD nga praktikat e errëta të përdorura nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jo transparente të dyshimta. Praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava. Dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit. Gara u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira. Kanë marrë pjesë 21 kandidatura. Falenderimin e parë ua bëj të gjithë anëtarëve që ushtruan të drejtën e votës. Një falenderim të përzemërt kandidatëve”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 13:53