Prezantohet “EU4LEA”, Çuçi: Pa ezauruar kapitullin 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë

Ditën e sotme po zhvillohet konferenca ku po prezantohet programi i financuar nga Bashkimi Europian, “EU4LEA” për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri ku e pranishme është edhe ambasadorja e BE-së, Çuçi u shtoi se kjo ligë është aderimi i Shqipërisë në Union.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur paraditen e së premtes se Shqipëria tashmë po lëviz në një ligë tjetër.

“Pa ezauruar kapitullin 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë. Ai merr një rëndësi të veçantë në etapën që ndodhemi. Në këtë moment vjen edhe etapa e re e bashkëpunimit midis BE dhe Shqipërisë në asistencën që sjell në agjencitë ligjzbatuese. Ne mund të mësojmë nga modelet më të mirë, jo vetëm ato europian por edhe të vendeve që rishtazi kanë aderuar në BE dhe kanë bërë një rrugë të ngjashme me Shqipërinë,” tha ndër të tjera ministri.

Në një tryezë me përfaqësues të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian ministri tha po ashtu se sfidat për policinë tashmë kanë ndryshuar. Kurse, duke u ndalur tek sulmi i fundit kibernetik, Çuçi tha se ky sulm tregoi se asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm fenomene të tilla, “e jo më një vend i vogël si Shqipëria.

“Të gjithë ndajmë të njëjtin opinion që sfidat në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, janë shumë komplekse. Mjafton të përmendim situatën e pazakontë që po përballet sot Policia dhe agjenci të tjera të qeverisë me sulmin kibernetik. Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, lufta kundër drogës dhe terrorizmit, për të cilat kemi krijuar stabilitet lidhur me bashkëpunimin me partnerët, tani po përballemi me luftra të reja siç është lufta kibernetike. Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm këto fenomene, e jo më një vend i vogël në zhvillim siç është Shqipëria.”


Shtuar 23.09.2022 11:14