Aktorja e tashmë edhe moderatore, Delinda Disha është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo pritet të sjellë në jetë këto ditë djalin e dytë.
Edhe pse e angazhuar me projektin televiziv dhe me përgatitjet për bebushin, ajo gjen kohë për të qënë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi Delinda ka bërë një “ask me” në Instagram, aty ku e kanë pyetur se nëse do bëjë fëmijë të tjerë.
”Në fakt do doja të kisha 7 djelmosha”- shkruan Delina duke shtuar se kurrë nuk duhet thënë kurrë, e se gjërat që dëshiron mund të ndodhin. Kujtojmë se në vitin 2022 ajo humbi binjakët që po priste. Por, zoti e bekoi sërish me një fëmijë tjetër.