Pret samitin e liderëve europianë, Moldavia mbyll hapërinën ajrore më 1 qershor

Moldavia do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët e aviacionit civil më 1 qershor për arsye sigurie, pasi ajo pret një samit të liderëve evropianë, njoftoi sot autoriteti i aviacionit civil të vendit.

Moldavia pret që deri në 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të Bashkimit Evropian të marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili mbledh së bashku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane.

“Për të garantuar mbrojtjen e aviacionit, fluturimet e të gjithë avionëve të aviacionit civil do të ndalohen në hapësirën ajrore të Republikës së Moldavisë”, njoftoi shërbimi i aviacionit civil.

Në njoftimin thuhet se hapësira ajrore e Moldavisë do të jetë e mbyllur gjatë gjithë 1 qershorit dhe do të rihapet në orën 7:00 të mëngjesit me orën lokale më 2 qershor dhe se vetëm avionët zyrtarë do të lejohen të fluturojnë.

Ndalimi i dronëve do të zgjasë më gjatë, pasi do të hyjë në fuqi nga 31 maji.

Moldavia, e cila shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë, është rrëmbyer nga lufta e Rusisë në Ukrainë, të cilën presidentja moldave Maya Sandu e ka dënuar vazhdimisht. Pjesë të raketave që janë përdorur gjatë luftës në Ukrainë kanë përfunduar në territorin e Moldavisë./albeu.com