Presidentja Osmani i jep Medaljen Presidenciale të Meritave, mjekut Mentor Petrela

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ceremoninë e Ndarjes së Dekoratave dhe Mirënjohjes që u mbajt në Prishtinë, ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave, mjekun e njohur Mentor Petrela.

“Dr. Mentor Petrela është një ndër neurokirurgët më të mirë jo vetëm në hapësirën tonë, por në botë. Ai është krenaria e shqiptarëve kudo, jo vetëm mjeku ynë por i gjithë botës. Është edhe ambasadori ynë më i mirë kudo. Dr. Petrela na ka nderuar kudo në botë. Sot ne do ta nderojmë atë për të gjithë veprimtarinë e tij shkencore, profesionale e mbi të gjitha humane”, tha Presidentja e Kosovës Znj. Vjosa Osmani.

Të lidhura

None found

Kush është Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS?

Mentor Petrela lindi në Tiranë në vitin 1950, ku e mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet për mjeksi i kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1973, ku u diplomua “Cum Laude”. Studimet specialistike i mbaroi në Universitetin Rene-Descartes XI të Parisit, ku u kurorëzua me diplomën në fushën e neurokirurgjisë në vitin 1979.

Në vitet 1990-1996 ishte shef i Shërbimit të Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë të Qendrës Spitalore “Nëna Tereza”, ndërsa në vitet 1993-1997 ishte Drejtor i Përgjithshëm i kësaj Qendre Spitalore.
Nga viti 1994 është profesor i Neurokirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.
Në vitet 1995-2000 ishte President i Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë, ndërkaq nga viti 1996 ushtroi funksionin e Shefit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitäre “Nëna Tereza” në Tiranë.
Në viti 1997 zgjidhet President i Shoqatës Shqiptare të Neurokirurgjisë. Në vitet 1999-2002 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitet 2008-2011 ushtroi funksionin e shefit të Departamentit të Neurologjisë dhe Psikiatrisë.

Nga viti 1992 është anëtar nderi i Shoqatës Franceze të Neurologjisë. Në vitin 1996 mori çmimin “Chevalier dans ГOrdre des Palmes Academiques” (“Kalorës i Urdhrit të Palmes Akademike”) nga Kryeministri i Frances Alain Juppë. Me Konkurs Kombëtar për Universitetet e Frances në vitin 1997 në Paris zgjidhet Profesor i Neurokirurgjisë.

Prej vitit 1998 është anëtar i World Federation of Neurological Surgery, European Assotiation of Neurological Societies. Ishte anëtar aktiv i World Academy of Neurological Surgery me seli në Vienë, ku mbajti dhe ligjërata. Në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invite) mbajti ligjërata në Universitetet e Parisit, Milanos, Nju-Yorkut, Gjenevës etj.

Në vitin 2014 Presidenti i Frances Francois Hollande ia dha dekoratën më prestigjioze të Francës “Chevalier de la Legion d’Honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”). Ka botuar punime të shumta shkencore nga fusha e neurokiruegjisë në revista të njohura shkencore dhe përmbledhje studimesh në vende të ndryshme.

Aktualisht, Dr. Mentor Petrela është shef i Neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar më 29.12.2023 20:06

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş