Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një postim në rrjetin social Truth Social, ku lë të kuptohet për një veprim të mundshëm të madh kundër Iranit.
Në mesazhin e publikuar mëngjesin e sotëm, Trump përdor një gjuhë të ashpër ndaj regjimit iranian dhe bën thirrje që të ndiqen zhvillimet që pritet të ndodhin gjatë ditës.
“Shikoni çfarë do të ndodhë sot me këta të çmendur. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë”, shkruan Trump në postimin e tij.
Ai shton gjithashtu se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara po shkatërrojnë plotësisht regjimin iranian në disa drejtime.
“Po shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, thekson ai.
Në të njëjtin postim, presidenti amerikan pretendon se marina dhe forcat ajrore iraniane janë neutralizuar dhe se raketat, dronët dhe armatimet e tjera janë shkatërruar, ndërsa udhëheqësit e regjimit, sipas tij, janë zhdukur.
