Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e konferencës së kryetarëve, ku do të diskutohet axhenda parlamentare për zgjedhjen e presidentit, të jetë live.
Kujtojmë se PS ka propozuar datën 10 maj për raundin e parë, ndërsa PD ende nuk ka bërë asnjë propozim.
Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet e fundit.
Ende nuk ka dalë një emër konkret si kandidat potencial për të drejtuar Presidencën në pesë vitet e ardhshme. Socialistët disa ditë më parë hodhën në zarf tre emra, ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se presidenti nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS.