Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të zhvillojë vizitën e tij të dytë zyrtare në Shqipëri në muajin maj, që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.
Kështu ka bërë të ditur ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin francez të deleguar për Europën, Benjamin Hadda, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
Kujtojmë se presidenti Macron vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 16 tetor 2023. Vizita e Macron ishte historike pasi ishte hera e parë që një president francez vizitoi vendin tonë.
Ai u prit me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.