Presidenti kërkon 2 makina dhe 1 godinë të re, automjetet kushtojnë 400 mijë euro, ndërtesa 4 milionë €

Presidenca kërkon 400 mijë euro për të blerë dy automjete për Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Dhjetë-fish më e lartë është shuma e kërkesës tjetër, asaj për ndërtimin e një godine të re do të shërbejë për stafin administrativ.

Stafi i Presidentit argumenton në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave se në ndërtesën e re do të ketë gjithashtu një ekspozitë dhe një bibliotekë.

Në kërkesën për shtim fondesh në buxhetin e vitit të ardhshëm, institucioni që drejtohet nga i Pari i Shtetit shpreh nevojën edhe për 5 milionë lekë të tjera për të blerë automjete në dispozicion stafit tekniko-administrativ të Begajt.

Që pas zgjedhjes së Begajt në krye Presidencës, buxheti i institucionit që më herët drejtohej nga Ilir Meta është 3-fishuar. Nga pak më shumë se 253 milionë lekë në vitin 2023, këtë vit Presidenca pati në dispozicion plotë 635.5 milionë lekë.

Ngjashëm pritet të jetë buxheti edhe për tre vitet në vijim, referuar tavaneve të shpenzimeve buxhetore.

Kërkesat e Presidencës, bashkë me buxhetin për vitin e ardhshëm do të kalojnë si fillim në “duart” e Ministrisë së Financave, për të shkuar më pas për miratim në qeveri./ A2/


Shtuar 16.09.2024 21:11