Presidenti i UEFA-s mbërrin në Tiranë, pas drekës më Dukën takohet me kryeministrin Rama

 

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Cererin ka mbërritur në Tiranë për një tkim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, po ashtu edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe më pas edhe me kryeministrin Rama.

Ceferin pas përfundimit të drekës me Dukën, është nisur drejt kryeministrisë për t’u takuar me Ramën.

Presidenti i UEFA-s ka zbarkuar në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet për kreun e FSHF-së si edhe për finalen e Conference League.

Axhenda e Ceferin

12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka

15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – vizitë në FSHF

18:00 – largimi nga Tirana /albeu.com

 

 

 


Shtuar 3.02.2022 15:17

Tags: , ,