Presidenti i ri, zbardhen diskutimet në mbledhje, Alibeaj: Nuk ka arsye për të  marrë pjesë në proces, ata thyen marrëveshjen

Janë zbardhur disa nga diskutimet brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së për të diskutuar mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se që në nisje të procedurës, Edi Rama e ka caktuar presidentin dhe se opozita hyri në këtë proces për të rrëzuar maskën e fasadës sikur donte një president konsensual. Më tej ai tha nuk duhet të vazhdojnë më me këtë proces duke dalë në një një deklaratë për media.

Edhe Alibeaj është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në proces pasi mazhoranca ka thyer marrëveshjen.

Pjesë nga diskutimi:

Gazment Bardhi: Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual.  Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konkret të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.

Alibeaj: Sugjeroj qe s’ka asnjë arsye ë marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.

Jorida: Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve./albeu.com


Shtuar 26.05.2022 11:38