Presidenti i ri, Rama: Nuk kemi kushtëzuar askënd, vështirë të identifikosh kandidat nga lëndinat e tjera parlamentare

Kryeministri Edi Rama në prononcim e tij për media pas dështimit të seancës së parë për zgjedhjen e presidentit është shprehur se nuk është kushtëzuar asnjë dhe se është e vështirë të identifikohet një kandidat nga grupet e tjera parlamentare.

“ Nuk kemi me kë të negociojmë. Megjithatë, presim. Nuk është e nevojshme që t’i ndajmë ne kush e kush. Dihet me kë ne nuk negociojmë. Të gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë që do të fliste me ne. Nëse nuk duan të flasin, në raundin e katërt të përdorim mandatin që na jep Kushtetuta për ta zgjedhur presidentin. Për të ardhur keq, se mund të ishte një proces më i kulturuar, më i edukuar, më i harmonizuar për ballafaqim e shkëmbim idesh. Sot nuk kemi nevojë të krijojmë konflikte ekstra apo të shpikim hendeqe ekstra, se boll janë ato që janë të trashëguara. Ne vetëm mund të shprehim dëshirën e vullnetin e të kemi durimin të ndjekim procedurën…. S’kemi kushtëzuar askënd. Kemi thënë që kandidati për president s’do të jetë nga grupi ynë parlamentar. E vështirë të identifikosh ndonjë president të mundshëm, nëse hedh sytë te lëndinat e tjera të parlamentar.”, tha Rama./albeu.com

Shtuar 16.05.2022 17:47