Teksa mazhoranca po bën të gjithëa detyrat e nevojshme për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, dicka ka “ngecur” në procedura.
Bajram Begaj, kandidati i propozuar duhet të zhdekretohet nga detyrat e tij në ushtri nga Meta, pasi është dekretuar pikërisht nga ky i fundit.
Presidenti Meta momentalisht ndodhet për nje vizitë zyrtare në Turqi dhe kjo ka ngritur shqetësimin se mund të ketë një tjetër betejë mes Presidentit aktual dhe qeverisë edhe pse Balla u shpreh se ata i kanë marrë masat.
Megjithatë presidenca ka konfirmuar se kreu i shtetit, Ilir Meta po ndjek procedurat për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri.
Sipas zëdhënësit të Presidentit, Ilir Meta “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.
Njoftimi:
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
4 qershor 2022
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi. /albeu.com