Kreu i Grupit Parlamentar i partisë Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu, ka dalë në një prononcim për mediat pas konsultimit me kreun e Grupit të PS-së Taulant Balla ku kanë diskutuar për presidentin e ri.
“Kërkojmë që negociatat të zhvillohen në mënyrë të unifikuar me maxhorancën. Zoti Balla parashtroi kalendarin që duhet për këtë proces, ky kalendar është diskutuar edhe me kolegë të tjerë, si me zonjën Doda. Ideja është të kemi një kohë më të gjatë dhe jo deri më dat 29, por ta shtyjmë. Duhet të përcaktojmë fushat dhe kriteret të cilat duhet të përmbushë Presidenti i Republikës. Zgjedhja e njëanshme e cenon zgjedhjen e një presidenti konsnesual. Nëse duan të kalojnë në krizë politike mund të vendoset me vota të njëanshme. Kam diskutuar me Alibeajn e Kryemadhin. Ramë dakord për shtyrjen e kalendarin. 24 maji është përfundimi i procesit, pritet të nisë më datë 10”, tha Mediu./albeu.com