Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj, i vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve.
“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – është e përkushtuar të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, duke vlerësuar si nxitës të zhvillimit të turizmit vendosjen e fluturimeve direkte gjatë sezonit të verës.
Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen ndaj Moldavisë për rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës, ndërsa riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj aspiratave të Moldavisë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës, theksoi se Shqipëria ofron përvojën e saj në lidhje me reformën në drejtësi të ndërmarrë në Moldavi.