Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski sot viziton Kosovën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media, ka bërë të ditur Zyra për media e Presidencës.

Me presidentin e Maqedonisë së Veriut do të takohet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca.

Në prag të vizitës së tij në Kosovë, janë vërejtur forca të shtuara të policisë në qytet.


Shtuar 15.12.2021 10:07