Presidenti i Gjermanisë: Mbështesim integrimin e RMV-së në BE

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmaer deklaroi sot në Shkup dhe Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por përkujto në realizimin e reformave të brendshme.

“Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme. Biseduam dhe u bindëm se ky proces i reformave do të vazhdoj dhe se vendi juaj mund të llogaris edhe në mbështetjen e Gjermanisë. RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasuroj edhe më tepër BE-në. Biseduam edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe këtu njëzëri konstatuam se në këtë kohë duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetrit”, tha Shtajnmaer./ina