Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dje në Tiranë, Rama ndan pamjet: Vizitë historike

Këtë të hënë, Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga vizita e djeshme e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisë, shkruan se gjatë takimit të djeshëm u vendosën piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore.

Postimi:

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

 

Gjatë vizitës, dy qeveritë firmosën një sërë marrëveshjesh, duke theksuar forcimin e lidhjeve mes dy shteteve në fusha të ndryshme, përfshirë ato ekonomike dhe teknologjike.


Shtuar 24.02.2025 09:00