Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të shkeljes së kushtetutës duke punuar në një klinikë private. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi i referohet deklarimit të të ardhurave të kreut të shtetit, ku sipas tij, rezulton se në vitin 2023 Begaj është paguar si mjek nga një klinikë.
Gjithashtu Bardhi tha se edhe punësimi i djalit të presidentit, i cili jeton jashtë, paguhet si i punësuar nga një kompani që ka përfituar 100% prokurimet publike në institucionin e presidentit. Ndër të tjera Bardhi theksoi se Kushtetuta thotë që Presidenti nuk mund të ushtrojë aktivitete të tjera private.
“Presidenti paguhet nga një kompani private dhe që merr si konsultën të caktuar kur ka klient. Presidenti deklaron se merr të ardhura nga kjo kompani si mjek. Kushtetuta të thotë që Presidenti nuk mund të ushtrojë aktivitete të tjera private. I biri ka një histori tjetër që është e mirëfillti korruptive. Djali i Presidentit jeton jashtë vendit dhe është i deklaruar dhe ne kemi prova dhe është i deklaruar se është i punësuar si ndihmës mjekë në një klinkë private në Gjermani.
Njëkohësisht, djali i presidentit pretendon se punon dhe në një kompani sigurimesh në Shqipëri dhe kompania e paguan djalin e presidentit. Tani se çfarë lidhje ka një mjek me kompninë e sigurimeve. Kjo kompani ka përfituar 100% prokurimet publike në institucionin e presidentit. Dajli i presidentit, 23-vjeç, është punonjësi i 4 me pagën më të madhe, pagë më të lartë se ai ka drejtoi dhe dy zëvendësdrejtorët e kompanisë. Është në mënyrë permanente në konflikt interesi dhe kjo është në shkelje të kushtetutës dhe ligjit”, tha Bardhi.