Këtë të martë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.
Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit u shpreh:
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë!
Djemtë tanë na bëjnë krenarë.
Përpara shqipe!”, shkruan Begaj.