Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kanë hartuar këtë program lidershipi për Shqipërinë.
Presidenti Begaj, vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimin e lidershipit në vendin tonë, duke e cilësuar programin LEAD Albania tepër të dobishëm për profesionistët shqiptarë.
Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, Presidenti Begaj, i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në Universitetet ndërkombëtare.
“Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili i njohu bursistët e rinj të LEAD Albania me angazhimet e tij përballë sfidave në detyrën si Kryetar Shteti.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kanë hartuar këtë program lidershipi për Shqipërinë.
Presidenti Begaj vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimin e lidershipit në vendin tonë, duke e cilësuar programin LEAD Albania tepër të dobishëm për profesionistët shqiptarë.
Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, Presidenti Begaj i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në universitetet ndërkombëtare.
“Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili i njohu bursistët e rinj të LEAD Albania me angazhimet e tij përballë sfidave në detyrën si Kryetar Shteti.