Presidenti Begaj mesazh urimi me rastin e festës së Pashkës: Kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e Pashkws katolike, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë si simbol i shpresës dhe triumfit të së mirës.

Presidenti Begaj nënvizon se kjo festë, përfaqëson besimin te jeta si një forcë e pashtershme që udhëheq njerëzimin drejt së mirës.

Të lidhura

None found

Urimi i Begajt:

“Gëzuar Pashkën!
Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.

Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.

Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj.

 


Shtuar 5.04.2026 08:26