Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ka zbuluar se me kryediplomatin ka diskutuar në lidhje me situatën në rajon, për përmbylljen e
Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.
Postimi:
“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”.