Presidenca ukrainase: Perëndimi duhet të veprojë sot, kemi nevojë për mbështetje

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka thënë për CNN se “një luftë e plotë në shkallë të gjerë ka filluar në Evropë”.

“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjitha rregullat e jetës normale në botën moderne. Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero”, ka thënë Podolyak.

Podolyak tha se forcat ruse shkuan në ofensivë kundër vendit nga veriu, lindja dhe jugu.

“Ushtria jonë zmbraps sulmet, armiku pëson humbje të konsiderueshme”, shtoi ai.

“Gjëja kryesore tani është të përqendrohemi sa më shumë që të jetë e mundur në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e jetës normale të njerëzve,” tha Podolyak.

Ai gjithashtu bëri thirrje për mbështetje nga bota.

“Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe është shumë specifike – mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot“, tha ai.


Shtuar 24.02.2022 15:58