Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pas seancës në Apelin e GJKKO-së.

Ai nuk është ndalur gjatë, por ka falënderuar gazetarët dhe tha se pret vendimin.

Kujtojmë, se siç u vendos në seancë, vendimi do të jepet më 4 shkurt në orën 13:00.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për favorizim të trafikut të drogës dhe është kërkuar nga SPAK 12 vite dënim./albeu.com/

 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						