Prej orësh i bllokuar në kurthin e ngritur nga gjahtarë të paligjshëm, lirohet arriu i murrmë në pyllin e Mokrës

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrës.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) kishte ngecur në kurth prej disa orësh. Për rastin ka bashkëpunuar edhe një organizatë medisore greke dhe më pas ariut i është vendosur një GPS për të monitoruar lëvizjet e tij në ditët në vijim.

Ariu i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës në Korçë ra në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti paraditen e sotme.

Ariu u pa nga banorë të zonës, të cilët e dërguan videon pranë ADZM  për të bërë të mundur lirimin e kafshës.

Pas disa orësh administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës. Në këtë rast mori pjesë edhe një organizatë mjedisore greke dhe ariut i është dhënë ndihma mjekësore.


Shtuar 27.12.2023 22:10