Prej dy vitesh ab*uzonte me 16-vjeçaren, jepet masa e sigurisë për Dervish Hasin

Gjykata ka lënë në burg mjekun kardiokirurg Dervish Hasi, i akuzuar për trafikim të të miturve dhe p*ornografi.

Ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndue Pjetra, i cili kërkoi shtyrjen eseancës për sot për t’u njohur me aktet, pasi në shkallën e parë ishte mbrojtur nga avokati Roland Islami.

Mjeku i arrestuar ka mohuar se ka abuzuar s*eksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14-vjeçe dhe mjeku Hasi, janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.


Shtuar 7.02.2024 13:38