Prej 2 ditësh i zhdukur, asnjë gjurmë nga shqiptari në Itali, nisin kërkimet në lumin PO

Karabinierët dhe zjarrfikësit e Castelmassa-s, prej dy ditësh janë duke kërkuar përgjatë lumit PO për një 38-vjeçar shqiptar të shpallur të zhdukur.

Mediat italiane raportojnë se në orët e vona të 27 majit bashkëshortja e 38-vjeçarit hqiptar ka denoncuar në polici zhdukejn e burrit të saj.

Ditën e dielë forca të shumta karabinierësh, zjarfikësish, zhytësish, por dhe helikokpterë kanë kërkuar për gjetjen e 38-vjeçarit shqiptar përgjatë lumit PO, por pa asnjë rezultat.

Kërkimet për gjetjen e tij do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.


Shtuar 29.05.2023 09:19