Një 36-vjeçare nga Korça, ka denoncuar në policinë lokale humbjen e djalit të saj të mitur prej dhjetë ditësh, për të cilin ka dëshmuar se nuk ka asnjë kontakt apo informacion për vendndodhjen.
Denoncimi në Komisariat është bërë ditën e djeshme dhe sot (26 shkurt), policia konfirmoi rastin dhe nisjen e kërkimeve të 17-vjeçarit.
“Më datë 25 shkurt, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja E. M., 36-vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se që prej datës 16 shkurt i është larguar nga banesa, djali i saj 17-vjeç. Po punohet për gjetjen e tij:”, bënë me dije burime zyrtare me një njoftim.
