Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen.

Pas çdo vizite, ata kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Por për prefekten e Shkodrës, Holta Duda, deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste.

Mesa duket ajo nuk e ka ditur që vizita dhe fjala e saj është përcjellë live në media.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha zyrtarja lokale, e cila mes emocioneve e rinisi edhe njëherë urimin e saj për besimtarët.

Në krah të prefektes Holda Duda, ishte edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku.

 


Shtuar 25.12.2025 13:54