“Prefekti” irriton Erion Braçen, quan Qazim Mulletin Fash*st (FOTO LAJM)

Deputeti socialist Erion Braçe, është shprehur se Prefekti Qazim Mulleti ka qenë i komanduar në atë post nga Fashistët e Nazistët dhe si rrjedhojë edhe bashkëpunëtor i tyre.

Sipas Braçes vepra e rikthyer në Teatër është shumë në rregull dhe nëse nuk i pëlqen dikujt nuk është problem.

Komentet Braçe i ka bërë përmes një njoftimi në Facebook.

Reagimi i Braçes:

#FASHIZMI ESHTE KRIM!

AS OPINION, AS KOMEDI, AS TEATER, POR KRIM!

QAZIM MULLETI D.V ISHTE KRYETAR I BASHKISE #TIRANE PREJ PUSHTIMIT #FASHIST;

QAZIM MULLETI D.V ISHTE PREFEKT I #TIRANES GJATE PUSHTIMIT #FASHIST E #NAZIST, EMERUAR NGA QEVERI FASHISTE/NAZISTE E NE BASHKEPUNIM ME TA!

Vini re;

Prefekti ne ate kohe, si funksion e pushtet, ishte i perfshire ne arrestimet dhe ekzekutimet me vdekje te #ANTIFASHISTEVE!

Kaq! Dhe besoj mjafton!

Pjesa tjeter eshte teater, komedi, film;

Nuk eshte histori faktike, por komedi, parodi.

Kush te doje e sheh e kush jo!

Por kur politika, ne shekullin e 21-te, nis te vendose se si duhet te jete komedia, parodia etj etj, ky eshte rikthim hem ne fashizem e hem ne hoxhizem!

BOLL!

LIRIA E NJEREZVE PER TA PARE BOTEN SI DUAN E BERE KOMEDI, PARODI, TEATER, ART NE PERGJITHESI, ESHTE KUSHTETUESE!

Te gjithe te tjereve po ju pelqeu mire, po nuk ju pelqeu, pune e madhe shume!

Ne fund, gjithcka ka ndodhur me familjen e tij te paperfshire ne krim kund, si perndjekje, diskriminim, burgim, internim, pas vitit 1945, eshte e padrejte deri kriminale!

Pergjegjesia penale eshte individuale dhe shume e qarte madje./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 10:27