Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve janë shqiptarë.
Ata akuzohen se kryenin vjedhje ndaj pasagjerëve në trasportin publik.
Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet e ditur se të arrestuarit janë 20 shqiptarë, 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi.
Njëkohësisht janë identifikuar dhe shpallur në këkrim edhe 9 persona të tjerë gjithashtu me kombësi të huaj. Ndaj tyre është ngritur akuza e organizatës kriminale.
Sipas ELAS, të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike dhe kishin role të dallueshme të ndara në nëngrupe. Qëllimi ishte vjedhja e përditshme e pasagjerëve në transportin publik (autobusët e qytetit, karroca, metro).
Grupi gjente vende që ishin më lehtësisht për të kryer vjedhjen dhe përdornin gjuhë të koduar në komunikimin mes tyre.
Nga hetimet e deritanishme policore janë hetuar 81 vjedhje ndaj pasagjerëve, me përfitim financiar që kalon sipas ELAS shumën e 50 mijë eurove.
Nga kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale , si dhe në 2 dyqane të hajdutëve, ndër të tjera u gjetën dhe sekuestruan: 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 vetura private, 2 motoçikleta, një sërë aksesorësh për celularë, tabletë dhe laptopë, 308 pako për lidhje telefonike, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë, kartela dhe fatura të transportit publik.
Shumica e anëtarëve rezultuan të arrestuar më parë për vepra të ngjashme./albeu.com/