Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë persona në kryeqytet.
Sipas efektivëve të policisë, të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Të lidhura
None found
“Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. B., 65 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.M., 20 vjeç, G. A., 30 vjeç, F. Q., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi; – A. D., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, dhe S. Z., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi; – A. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/
