Prag tragjedie në Tiranë shkëputet ashensori, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në një palla në Unazën e Madhe, e cila mund të kishte rezultuar fatale për nëj çift bashkëshortësh.

Ashensori në të cilin ndohej çifti i bashkëshortëve ka pësuar defekt teknik dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero.

menjëherë në ndihë të çiftit kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarffikëse. burrë dhe grua ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/AlbEu.com/


Shtuar 6.02.2023 22:15