Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, është në pritje të vajzës së saj, të cilës i kanë vendosur emrin Nea. Në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit e saj në Instagram, Sara ka shpërndarë disa mendime interesante.
Një ndjekës e pyeti: “Të ka mbetur peng që nuk u bërë nuse me vello apo do e realizosh më vonë?”
Përgjigjja e Sarës ishte e drejtpërdrejtë: “Të ka lënë mendja nëse mendon se kaq ishte martesa jonë,”duke lënë të kuptohet se një dasmë mes saj dhe partnerit, është në planet e tyre.
Sara dhe Sara Bardhi filluan historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother, dhe pas daljes, ata kanë vazhduar lidhjen e tyre, tashmë duke u përgatitur për ardhjen e vogëlushes Nea. Fansat e çiftit presin me padurim për më shumë detaje rreth dasmës dhe jetës së re familjare.