Posedonte dy ar*ë zjarri pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë

Një 64-vjeçar i identifikuar si Jonus Dushku është arrestuar nga Policia e Korçës pasi posedonte 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe pushkë.

Blutë kanë sekuestruar 2 armët e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar operacionin e koduar “Kolaneci”.

Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.05.2025 16:18