Portugalia do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura kundër Covid-19, duke i dhënë dritën e gjelbër në 100% hyrjes në restorante dhe ngjarje kulturore nga 1 tetori, ka thënë kryeministri Antonio Costa sot
“Ne nuk duhet të harrojmë se pandemia nuk ka mbaruar”, nënvizoi ai, ndërsa tha se masat e pakta që mbeten në fuqi duke filluar nga përdorimi i maskës është i detyrueshëm në transportin publik, në evente të mëdha, në qendrat e kujdesit, spitalet, qendrat tregtare dhe supermarketet.
Tashmë Portugalia ka vaksinuar plotësisht më shumë se 8.5 milion njerëz, ose 83.4% të popullsisë së saj, klubet e natës dhe baret do të rihapen, pas më shumë se një viti, tha kreu i qeverisë portugeze. Sidoqoftë, klientët do të duhet të demonstrojnë një certifikatë digjitale të vaksinimit ose një test negative.
Nga 1 tetori, nuk do të ketë kufizime në numrin e njerëzve që lejohen të ulen së bashku në restorante dhe kafene ose të marrin pjesë në ngjarje kulturore, dasma dhe pagëzime.
Certifikatat digjitale dhe testet negative nuk do të jenë të detyrueshme në hotele dhe palestra, por do të kërkohen për udhëtime ajrore dhe transport detar ose për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha kulturore ose sportive, sipas Costas./albeu.com