Porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij, Erjon Alibej refuzon për të dytën herë të dëshmojë kundër dy bashkëpunëtorëve

Ndonëse sot ishte parashikuar që sot në Gjykatën e Posaçme ishte thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, Erjon Alibej ka refuzuar të japë dëshmi për të dytën herë. Alibej akuzohet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Më herët Alibej kishte dhënë pëlqimin e tij për t’u marrë në pyetje në gjykimin që po zhvillohet ndaj 2 te pandehurve Xhulian Hoxha e Euglent Halili, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Ata pretendojnë se vrasja e këtyre të dyve e ka urdhër Alibej në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait, Endrit Alibej, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk, ngjarje të ndodhura në vitin 2018.

Kujtojmë se Euglent Halili ka statusin e të penduarit të drejtësisë. Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK vendosi që të tërhiqte dosjen për Alibejn, duke thënë se kanë dalë fakte të reja për këtë çështjes dhe se duhet të hetohen.
Alibej ka refuzuar dëshminë e tij me pretendimin se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë, nga prokuroria u kërkua që të vijohet me dëshmitarët e akuzës, që pritet të paraqiten në seancën e javës së ardhshme./bw


Shtuar 2.11.2022 16:30