Policia e Dibrës ka shoqëruar dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë për dy 16-vjeçarë në Mat, të cilët pasi morën rrobat me vlerë 350 euro që kishin porositur online, i largohen korrierit me vrap, pa paguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Porositën online, veshje me vlerë 350 euro dhe në momentin që korrieri ua dorëzoi, u larguan me vrap për të mos kryer pagesën, identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, dy 16-vjeçarë.
Të dy këta shtetas, për shkak të moshës, do të procedohen në gjendje të lirë.
Sekuestrohet pakoja me veshje.
Menjëherë pas njoftimit të marrë nga një shtetas (korrier i një subjekti postar privat), se 2 adoleshentë i kishin marrë një pako të porositur prej tyre online dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën, specialistët për Hetimin e
Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, shtetasit E. K. dhe L. S., të dy të moshës 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Për shkak të moshës, ndaj këtyre 2 shtetasve filloi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com