Porositë që Edi ia la Drilonit para se të largohej nga Big Brother

Në punattën e djeshme, Edi Kuqi la përgjysmë rrugëtimin e tij në “BBVK”. Kjo për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun. Pak para se të dilte nga shtëpia ai i la disa porosi Xrilonit, me të cilin krijoi njëraport tepër të mirë sa ishte pjesë e shtëpisë.

“Të kam thënë se psiqikisht kam qenë i lodhur, nuk është puna te banorët. Kemi kaluar shumë fortë”, iu drejtua Edi – Drilonit.
“Të pres jashtë, për çdo gjë më ke mua. Më ka ardhur shumë mirë që kemi mundur të shfrytëzojmë këtë kohë bashkë, me ushtrime me çdo gjë. Nuk mund të dalë jashtë vetes. Nuk mundem më, i kam punët e mia jashtë që i kam lënë llug”, theksoi tutje.


Shtuar 26.11.2024 11:17

Tags: , ,