Anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Gjukanoviç deklaroi se kryetari i kësaj force politike, njëherësh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të largohet vetë nga pushteti dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Gjukanoviç u shpreh se Vuçiç mund të tërhiqet para përfundimit të mandatit të dytë, shkruan Danas.
“Nuk do të largohet nga pushteti nga opozita, por ai do të largohet nga pushteti, dhe duke e njohur, mund të jem i lirë të gjykoj se ai moment do të vijë vërtet shumë shpejt, ndoshta edhe para përfundimit të mandatit të dytë”, theksoi ai.
“Për dallim nga Milo Gjukanoviç, Aleksandër Vuçiç e kupton me kohë se çfarë është e mençur të bëhet dhe se disa fytyra të reja duhet të udhëheqin politikën. Qoftë përmes një lëvizjeje të re politike apo përmes një SNS të re, është e parëndësishme. Është e rëndësishme të futni energji të re dhe gjak të freskët. Ndoshta në një moment do të shkojë edhe për një kohë në opozitë”, shtoi Gjukanoviç./Express/