Ndonëse shumë prej qytetarëve shprehen se preferojnë të qëndrojnë larg politikës dhe përpiqen të bëjnë “një sy qorr dhe një vesh shurdh”, ndaj asaj çfarë ndodh me situatën politike në vendin ku ata jetojnë, statistikat tregojnë krejt të kundërtën dhe vërtetojnë se interesi ndaj atyre që i drejtojnë është tejet i lartë.
Kompania “Terra Marketing” me në krye Blerim Gjeladinin, ka publikuar së fundmi vëzhgimin e bërë në katër shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, se kush nga politikanet ka qenë më e ndjekura në rrjetin social “Facebook”, përgjatë periudhës kohore nga data 1 deri në 26 dhjetor 2023.
Belinda Balluku është politikania më e kuotuar në Ballkan sa i përket aktivitetit politik, debatit që shkakton, temave të ngritura dhe diskutimit që të tjerët bëjnë për të. Punët e mira që ajo ka ndjekur gjatë drejtimit të Ministrisë, por edhe tashmë që është zv.kryeministre kanë ndikuar te opinioni publik që ajo të katapultohet në krye të listës. Krahasur me muajin nëntor, Balluku ka pësuar një rritje me 9.85% dhe kanë folur për të mbi 17 mijë persona.
Duket se zonja Balluku nuk ka shumë followers në rrjetet sociale. Ka 10 herë më pak se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por më shumë flitet për zv.kryeministren e Shqipërisë sesa për Presidenten e Kosovës. Me diferenca të mëdha ka lënë pas shumë politikane femra në gjithë rajonin.
Më pas në vendin e dytë është ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila në krahasim me muajin e kaluar ka pësuar një rënie me 1.87%.
Vendin e tretë e mban ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për të cilën përgjatë këtij muaji në rrjetet sociale kanë folur rreth 10.846 persona dhe i janë shtuar 46,678 ndjekës.
Ndërkohë, në vendin e katër radhitet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa në të pestin ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. Vendi gjashtë dhe i shtatë është sërish i politikaneve shqiptare, ku është ish-deputetja, tashmë moderatorja Grida Duma dhe ish-ministrja Evis Kushi.
Bie në sy se nga opozita, është Ina Zhupa politikania më aktive, ndërkohë që më parë këtë pozicion e mbante Jorida Tabaku. Siç duket çështja e Butrintit e ka nxjerrë në ‘pole position’.
Lista e plotë:
Postimet të cilat kanë marrë më shumë reagime: