Mbrëmjen e sotme forcat e policisë kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Peqinit.
Mësohet se janë duke u kontrolluar disa shtëpi e ambiente mbështetur në urdhrin e lëshuar nga gjykata për bastisjen e disa banesave dhe ambienteve ku dyshohet se kryhen aktivitete të paligjshme dhe strehohen persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.
Aktualisht nuk ka detaje konkrete për ndonjë person të arrestuar.