Kanë dalë të tjera detaje nga arrestimi i efektivit të policisë në Komisariatin nr. 1 në kryeqytet.
Pas arrestimit, gjatë kontrollit, atij iu gjet një arsenal armësh në banesë.
Sipas burimeve polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farke te vogël” duke shtënë me armë zjarri në ajër.
Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në dite festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin në 14 shkurt./albeu.com/