Policia spanjolle zbarkon në Elbasan, mësyn në zyrat e Call Center-ave (VIDEO)

Policia spanjolle ka zbarkuar këtë të martë në Elbasan.

Burime për Abc bëjnë me dije se policia spanjolle në bashkëpunim me Shqiponjat  dhe Policinë e Elbasanit po kryejnë kontroll në një Call Center në Elbasan.

Në video-n e siguruar shihet prania e madhe e furgonëve dhe punonjësve të policisë.

Ndërkaq ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.

Kujtojmë se policia gjatë këtij viti ka kryer disa operacione lidhur me zyrat e Call Center-ave të paligjshme në vendin tonë ku ka pasur edhe arrestime të punonjësve, drejtuesve dhe administratorëve të këtyre zyrave./albeu.com


Shtuar 8.11.2022 11:59