“Policia s’na ka lënë të ndërtojmë skenën”, Noka: Nuk tërhiqemi nga protestat

Mëngjesin e sotëm, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se policia nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk i ka lejuar që të ndërtojnë një skenë, ku do të flasin protestuesit para Gjykatës së Lartë.

Gjithashtu, ai theksoi se kjo është strategji e Rilindjes, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqen nga protestat dhe mosbindja civile.

“Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi. Përditë do të jemi në protestë. S’ka as Edi Ramë apo bandë në pushtet që të na ndalojë. Të bëjnë ç’të duan”, shprehet ai.


Shtuar 27.12.2023 09:29